Ministri në detyrë i Punëve të jashtme, Glauk Konjufca ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen e dekretit të presidentit për mandatarin.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.
Konjufca tha se ky vendim do të shkaktoj revoltë qytetare dhe sipas tij qytetarët kanë votuar “badihava”.
“Kjo do të shkaktoj revoltë qytetare. Tash e tutje krijohet një sistem politik, nese nuk ke kriju 51%, nuk ke fitu asnjë votë. Do të krijohet një parlament më i keq se i legjistraturës se qeverisë Haradinaj. Kjo qeveri ka me u detyru me kthy kokën kah PDK-ja. Një kryeminister marionet të cilit vegëzat do të ia terhëq një njeri që nuk ka marrë asnjë votë në zgjedhjet e fundit, Isa Mustafa. S’ka zgjedhje më, badihava paska votu qytetari edhe badihava voton”, ka deklaruar Konjufca në Rubikon./Gazeta Sinjali/