BallinaLajmeHaradinaj: Në qeveri nuk na rikthen Thaçi por thirrja për të marrë...

Haradinaj: Në qeveri nuk na rikthen Thaçi por thirrja për të marrë përgjegjësitë

Të ngjajshme

Novus pret Zëvendës Ambasadorin Gjerman në prag të zgjerimit në tregun evropian

Novus ka pritur zëvendës ambasadorin gjerman, Christian Böttcher, në...

Vdes ish ushtari i UÇK- së nga fshati Terdec i Drenasit

Sot, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë...

Lladrovci nderon Epopenë e Dukagjinit dhe fillimin e bombardimeve të NATO-s

Me rastin e përvjetorëve të Epopesë së Dukagjinit dhe...

Teksa të gjithë presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi, kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka komentuar situatën politike në Prishtinë në një intervistë Skype për “Çim Peka LIVE”.

I pyetur nga gazetari Çim Peka nëse ndjehet i sikletosur moralisht teksa Thaçi që kishte kundërshtar në zgjedhje po e rikthen në qeveri, Haradinaj u shpreh se, kjo është marrje e përgjegjësisë në një moment të vështirë për Kosovën.

“Është taktika jonë kushtetuese, se si është zbatuar e drejta e fituesit në zgjedhje, është pasuruar me diçka të re ku një parti fiton zgjedhjet por ka humbur shumicën, me mbi 2/3 e parlamentit. Ndaj opsion mbetet shkuarja në zgjedhje ose krijimi i një qeverie të re. Zgjedhja e duhur për Kosovën është dhënia e mundësisë një shumice të re. Nëse i pari nuk krijon shumicën, Kosova do të shkonte në mënyrë të çuditshme në zgjedhje.

Thaçi nuk ka ka rikthyer në pushtet. Në pushtet na ka rikthyer thirrja për të marrë përgjegjësitë në një kohë të vështirë. Në këtë rast thirrja ka ardhur nga LDK”, tha Haradinaj për Syri TV.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz