BallinaLajmeShkëlzen Gashi: Gabimi i parë dhe kryesor i UÇK-së është se ka...

Shkëlzen Gashi: Gabimi i parë dhe kryesor i UÇK-së është se ka pranuar ta ketë drejtor politik Hashim Thaçin

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Ish këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, i përfolur shumë për deklarimet e tij ndaj UÇK-së, ka mohuar akuzat që i ka bërë presidenti Hashim Thaçi, se ai e kishte quajtur UÇK-në terroriste dhe ushtarët e UÇK-së kriminelë, duke thënë se asnjëherë nuk e kishte bërë një deklaratë të tillë, transmeton IndeksOnline.

“Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, mbrëmë në emisionin Debat Plus të TV Dukagjinit deklaroi se «…këshilltari i Kryeministrit të Kosovës e ka quajtur UÇK-në terroriste dhe ushtarët e UÇK-së kriminelë». Nuk kam deklaruar asnjëherë se UÇK-ja ishte terroriste, e as se ushtarët e UÇK-së ishin kriminelë. Përkundrazi. E përsëris deklaratën time: «Pjesëtarë / individë nga radhët e UÇK-së, madje me pozita të larta, sipas raporteve të organizatave prestigjioze ndërkombëtare dhe vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, kanë qenë të përfshirë në krime»”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook.

Sipas tij gabimi i parë dhe kryesor i UÇK-së, është që ka pranuar ta ketë drejtor politik të saj, Hashim Thaçin.

“Natyrisht, lufta e UÇK-së ishte e drejtë, sepse ishte çlirimtare. A ka bërë UÇK-ja gabime? Sigurisht që ka bërë dhe për këto gabime duhet të diskutojmë. Ta zëmë, gabimi i saj i parë dhe kryesor ishte që ka pranuar ta ketë drejtor politik Hashim Thaçin”.

Më poshtë e gjeni të plotë statusin e tij:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz