back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeThaçi: Kurti, Abazi dhe Sveçla fikën kamerat dhe vizituan dhomën e përgjimeve...

Thaçi: Kurti, Abazi dhe Sveçla fikën kamerat dhe vizituan dhomën e përgjimeve në PTK për tri ditë

Të ngjajshme

Policia kap drogë në vlerë të 80 mijë eurove, arrestohen dy shtetas maqedonas

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar mbrëmë...

Ciro Immobile përfundon në kampionatin francez

Një nga sulmuesit më të mirë në Serie A...

Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

Dy persona janë ndaluar në orët e hershme të...

Shembet miniera në Kongo, më shumë se 200 të vdekur

Më shumë se 200 kanë mbetur të vdekur këtë...

Frankfurt zyrtarizon trajnerin e ri, gëzohet edhe Drita

Eintracht Frankfurt ka zyrtarizuar Albert Rieran si trajner të...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, zv. kryeministri i tij, Haki Abazi dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, janë futur në dhomën e përgjimeve në PTK.

“Albin Kurti, Haki Abazi dhe Xhelal Svecla, kanë vizituar dhomën e përgjimeve dhe kanë kryer vepër penale, duke i ndalur kamerat. Ata aty kanë qëndruar për tri ditë”, është shprehur Thaci.

Tutje, ai tha se për këtë vepër, këta tre persona duhet të përballen me drejtësinë.

“Shkuarja fshehtas në dhomën e përgjimeve, ndalja e kamerave, është vepër penale dhe duhen të përballen me drejtësinë”, theksoi Thaci në RTV Dukagjin.

“Pse ky grup shkoi në dhomën e përgjimeve? Cka do kryeministri në dhomën e përgjimeve?”, shtoi Thaci.

Tutje, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar se mund të japë dorëheqje nga posti i tij si shef i shtetit.

Thaçi ka thënë se do të veprojë në përputhje me vendimin që do ta marrë Gjykata Kushtetuese e vendit, përkitazi me dekretin që ai ka shpallur për ta mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër të ri të vendit.

Ai ka deklaruar se do të japë dorëheqje, nëse një gjë të tillë ia kërkon Kushtetuesja.

“Edhe nëse më kërkohet dorëheqja nuk është fundi i botës”, është shprehur Thaçi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz