BallinaLajmeInspektori që ktheu drejtorin e shkarkuar të KEK-ut në punë, është militant...

Inspektori që ktheu drejtorin e shkarkuar të KEK-ut në punë, është militant i PDK-së

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Sot Inspektorati i Punës përmes një vendimi ka obliguar Bordin e Korporatës Energjetike të Kosovës që të anuloj vendimin për shkarkim të drejtorit të kësaj ndërmarrjeje, Njazi Thaçin dhe të njëjtin ta kthej në pozitën e tij, pas rreth një muaj kur ishte shkarkuar.

Sipas informatave që Kosovo Insights posedon, inspektori i cili e lëshoi vendimin është miltant i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ardian Megjani, gjatë qeverisjes së PDK-së ishte punësuar si Zyrtar i Lartë Ligjor në Inspektoratin Shëndetësor.

Një militant i kahmotshëm i PDK’së, që e tregon edhe aktiviteti i tij në rrjetet sociale, dikur kishte edhe pozitë të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë, që udhëhiqej nga nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili. – transmeton Kosovo Insights.

Megjani dyshohet që përmes ndërhyrjeve dhe lidhjeve politike të jetë punësuar edhe ne Inspektoratin e Punës./KosovoInsights

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz