back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeLajm i mirë: Vetëm një rast sot, shërohen shtatë persona nga koronavirusi

Lajm i mirë: Vetëm një rast sot, shërohen shtatë persona nga koronavirusi

Të ngjajshme

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të...

Offset thyen heshtjen për divorcin me Cardi B

Offset më në fund ka folur hapur për divorcin...

Ministri i Jashtëm i Francës: Shteti palestinez është zgjidhja e vetme për paqen

Ministri i Jashtëm në largim i Francës, Jean-Noel Barrot...

Mot me diell këtë fundjavë, temperatura deri në 30 gradë

Mot më i nxehtë po parashihet në ditët e...

Zyrtarisht nis fushata elektorale për zgjedhjet lokale

Zyrtarisht në orën 00:00 ka nisur fushata zgjedhore për...

Një lajm i mirë ka ardhur nga Klinika Infektive, sipas Klinkës Infektive gajtë ditës së sotme ka vetëm një person i prekur me koronavirus nga 267 mostra.

Po ashtu lajm i mirë është se janë shëruar shtatë persona që ishin të prekur me koronavirus, duke e quar numrin e të shëruarve në 801.

Rasti i vetëm me koronavirus sot është nga Vushtrria, rast ky që vjen nga kontakti.

Komunikata e plotë nga IKSHPK:

SHTATË TË SHËRUAR DHE NJË RAST ME COVID-19!

Sot më 27 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, është konfirmuar 1 rast.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Vushtrri).

Sot më 27 maj 2020, janë shëruar 7 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 801 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 27 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.992 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.048 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 27 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.743.246 raste të COVID-19 dhe 354.884 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!

PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz