back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaShqiptareNë Shqipëri bëhen gati për plazh/ Pronarët e lokaleve përgatiten për nisjen...

Në Shqipëri bëhen gati për plazh/ Pronarët e lokaleve përgatiten për nisjen e sezonit

Të ngjajshme

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

City zyrtarizon një largim, e shet te skuadra rivale

Anësori norvegjez, Oscar Bobb, ka vendosur të largohet nga...

Këto janë përballjet e play-offit në Ligën e Evropës

Është hedhur shorti edhe në Ligën e Evropës. Sikurse në...

Kur ende nuk ka një datë të përcaktuar për çeljen e sezonit turistik, pronarët e lokaleve në Seman dhe Darëzezë të Fierit, kanë filluar përgatitjet për pritjen e turistëve.

Edhe pse në kohë pandemie, pritshmëritë e tyre janë të mëdha në qoftë se plazhet do të funksionojnë me protokollin e masave të distancimit social. Kjo për arsyen se çdo vit në këto plazhe, distancat ndërmjet çadrave kanë qenë të mëdha, falë edhe hapësirave të konsiderueshme që ka bregdeti në këto zona.

Megjithëse ky sezon është shumë më i vonuar se sezonet e tjera, pronarët e lokaleve shpresojnë të rikuperojnë një pjesë të investimeve të kryera paraprakisht. Por nëse nuk do të lejohet vendosja e çadrave dhe shezlongeve nga pronarët e lokaleve, ata shprehen se falimentojnë.

Prej disa ditësh ka filluar edhe pastrimi i brezit të rërës në të dy plazhet. Gjatë fazës së parë po pastrohen mbetjet plastike që ka nxjerrë deti gjatë stinës së dimrit, ndërsa në fazën e dytë do të bëhet sitja e të gjithë brezit të rërës. Pastrimi i plazheve do të përfundojë në 31 maj. /Tch

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz