BallinaRegjionaleDrenasDy lagjet e Drenasit që ndryshuan pamjen nga puna vullnetare

Dy lagjet e Drenasit që ndryshuan pamjen nga puna vullnetare

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Kryetari i Komunës së Drenasit, sot ka vizituar dy lagje të fshatit Korroticë e Lartë, të cilat kanë ndryshuar pamjen pas angazhimit vullnetar për ambientin që i rrethon.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka përgëzuar punën vullnetare të banorëve të lagjes Janova dhe Balaj të këtij fshati të cilët me aktivitetet e tyre kanë ndryshuar vendin dhe ambientin ku ata jetojnë, njofton Klan Kosova.

Lagja Janova, ka rregulluar ambientin, fushën e basketbollit, të volejbollit, ka vendosur pushimore, ka instaluar ndriçimin publik dhe ka bërë pastrimin në lagje.

Po ashtu edhe lagja Balaj, ka ndërmarrë aksion vullnetar për rregullimin e ambientit, ka bërë pastrimin e lagjes si dhe kanë vendosur ndriçimin në lagje me iniciativë private.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar për këto iniciativa të lagjes Janova dhe Balaj dhe ka thënë se këto dy lagje duhet vlerësuar për aksionin vullnetar dhe ka shtuar se këtë punë të mirë dhe përvojë mund ta marrin edhe lagje e fshatra të tjera të komunës, ndërsa ka theksuar se komuna merr përsipër të paguaj shpenzimet e rrymës në këto dy lagje si dhe largimin e deponive të krijuara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz