back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeRikthehen reshjet e shiut: Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Rikthehen reshjet e shiut: Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Të ngjajshme

SHBA-ja mbërthehet nga supergripi, po përhapet ‘frikshëm’ në Nju Jork

Ekspertët amerikanë thonë se një virus, i cili shkakton...

Napoli e fiton Superkupën e Italisë

Napoli ka fituar Superkupën e Italisë, pasi ka triumfuar ndaj Bologna me...

“Mërgata nuk duhet të përdoret prej politikës”, Gani Dreshaj tregon pikëpamjet e diasporës

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...
- Advertisement -

Mesi i javës së ardhshme pritet të sjellë shi dhe shtrëngata, ndërsa pastaj do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave, shkruan Prishtina Weather.Në fillim të javës mbetet mot shumë i ngrohtë dhe kryesisht me vransira.

Ndërkohë një ciklon që ndodhet mbi Mesdheun perëndimor, gradualisht po i afrohet rajonit tonë e ditën e mërkurë do të kalojë edhe mbi vendin tonë.

- Advertisement -

Pasditen e së martës dhe ditën e mërkurë priten zhvillime të shtrëngatave me shi, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje më intenzive shiu, e nuk përjashtohen mundësi edhe për breshër.

Me kalimin e ciklonit do të depërtojnë masa më të freskët ajrore, që nga dita e mërkurë sjellin edhe rënie të temperaturave. Ditën e premte do të mbajë mot i mirë dhe kryesisht me diell.

Pluhuri saharian me përqëndrime më të ulëta do të mbetet edhe ditëve të para të javës, e nga dita e mërkurë erërat veriore do t’a zmbrapsin në jug mbi Mesdhe. Cilësia e ajrit do të përmirësohet dhe do zbres edhe në vlera të mira.Ky është parashikimi :

18.05 – Mbetet mot shumë i ngrohtë, kryesisht me vranësira. Mundësi për riga lokale shiu.

19.05 – Kryesisht me vransira dhe shumë ngrohtë. Pasdite dhe në mbrëmje priten shtrëngata të shpërndara me shi.

20.05 – Mot jostabil. Që nga orët e hershme të mëngjesit priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

21.05-22.05 – Të enjten më freskët, kryesisht me vransira, paradite kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Ditën e premte, mot i mirë, kryesisht me diell.Temperaturat minimalet do të luhaten nga 13C deri në 16C, e të premten do të zbresin deri në 8C. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 27C deri 29C, të mërkurën do të zbresin në 23C, e ditën enjte edhe deri në 16C.Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 3-11m/s.

Me kalimin e ciklonit mbi rajon shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz