back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeTahiri zemërgjerë, dhuron 10.000 euro për kullën e Jasharajve dhe Gllogjanit të...

Tahiri zemërgjerë, dhuron 10.000 euro për kullën e Jasharajve dhe Gllogjanit të Haradinajve

Të ngjajshme

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Ish-deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri ka ndërmarrë një veprim të jashtëzakonshëm pas deklarimeve se “Kulla e Jasharjave” po rrezikohet.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, ai ka deklaruar se do të ndaj 10.000 euro nga dora e shqiptarëve, nga fondacioni i tij, për dy kullat që duhet ti ruajnë brez pas brezi.

“5000 € për Kullat e Jasharajve në Prekaz dhe 5000€ për Kullat në Gllogjan të Haradinajve”, ka shkruar Tahiri në Facebook, transmeton IndeksonlineLabi nderon kombin, bën vizitë në kullën e Jasharajve (Video ...

 

 

Postimi i plotë:

Thirrje!

Ne kemi punët tona shteti ka të vetat!

Kur do le ti ndreqin ne duhet të veprojmë.

I dashur popull!

Ky vend, ka nevojë për afërsinë vëllazërore shqiptare si kurrë më parë.

Të dashur njerëz, edhe pse ndajmë mjete për X raste edhe vet vrapojmë për rastet e Leukemisë, pêr shërimin e shumë shumë fëmijëve dhe veprime të tjera për Kombin Shqiptarë, nuk duhet harruar nga erdhi Republika e Kosovës.

Më vjen mirë që ish kryetari i Ferizajt z Bajrush Xhemajli tani deputet, e ka dhënë këtë lajm, dhe për këto reagime shtetërore e kombëtare duhet të reagojmë të gjithë.Labinot Tahiri viziton Prekazin dhe Gllogjanin para se të votojë ...

Unë, nesër, do të ndaj 10.000 € nga dora e shqiptarëve, nga fondacioni ynë për dy kullat që duhet ti ruajnë brez pas brezi.

5000 € për Kullat e Jasharajve në Prekaz!

5000€ për Kullat në Gllogjan të Haradinajve.

Thjeshtë shërbëtorë për vendin dhe e di se ku duhet të japim.

Gjaku ynë nuk është ujë.

Le të bazohemi në themelet e Lirisë e të vazhdojmë për bashkimin e Shqipërisë.

Me dashuri dhe respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz