BallinaLajmeErërat e fuqishme në vend shkaktojnë prishje në rrjetin elektrik, KEDS-i del...

Erërat e fuqishme në vend shkaktojnë prishje në rrjetin elektrik, KEDS-i del në terren

Të ngjajshme

Turqia e “hendikepuar” në mbrojtje, Demiral mungon ndaj Kosovës

E martja vendos kombëtaren e fundit që do të...

Kapiteni vjen pranë Kombëtares, Rrahmani do ta mbështesë Kosovën nga stadiumi “Fadil Vokrri”

Amir Rrahmani ka qenë mungesa kryesore e Kosovës në ndeshjen ndaj...

Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana

Pasojat e zjarrit shkatërrues në Crans-Montana vazhdojnë të ndikojnë...

Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK

Mbi 2 mijë pacientë janë në pritje për stentim...

Ka disa ditë që mbi vendin tonë po mbretërojnë erëra të fuqishme, por ato janë shtuar edhe më shumë nga mëngjesi i sotëm.Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka njoftuar se për shkak të kësaj gjendjeje ka pasur prishje në rrjet.Përmes një njoftimi të dërguar medieve Buzhala ka thënë se pavarësisht pandemisë në të cilën gjendet vendi, ekipet e KEDS-it janë në krye të detyrës, transmeton “Zeri.info”.

“Përkundër vështirësive për shkak të pandemisë, ekipe të shumta të KEDS-it janë mobilizuar paraprakisht për të përballuar erërat e forta, që po shkaktojnë prishje në rrjet. Ata janë të pajisur me të gjitha makineritë e disponueshme dhe janë duke intervenuar në zonat e afektuara nga këto kushte atmosferike”, ka thënë ai.

Tutje, zëdhënësi i KEDS-it ka njoftuar se erërat kryesisht janë të koncentruara në rajonin e Dukagjinit, por janë duke u përhapur edhe në pjesët e tjera të Kosovës, si në Prishtinë e në Prizren.

KEDS-i u ka bërë apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe të mos i afrohen rrjetit elektrik nëse e shohin të dëmtuar, por ta raportojnë atë përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin pa pagesë: 0800 791 00, si dhe përmes rrjeteve sociale të kompanisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz