back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajme66 kosovarë kërkojnë urgjentisht të kthehen nga Dubai në Kosovë

66 kosovarë kërkojnë urgjentisht të kthehen nga Dubai në Kosovë

Të ngjajshme

“Nuk e duan në skuadër”, mentori i Arda Gulerit: Ka presion të madh…!

Një deklaratë tronditëse ka ardhur nga Serhat Pekmezci, mentori...

Ter Stegen i lënduar, a do të kthehet Neuer në Kombëtaren gjermane?

Lëndimi i ri i Marc-André ter Stegen ka ndezur...

Këta janë deputetët që nxunë ulëset e Kuvendit për herë të parë

Kuvendi i Kosovës u konstitua të mërkurën, pasi deputetët...

Gjykata refuzon propozimin e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj 9 kryesuesve në Rahovec

Gjykata Themelore në Gjakovë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë...

Gjykata merr vendim për nëntë personat e dyshuar për keqpërdorim të votave në Rahovec

Gjykata Themelore në Gjakovë, në seancën dëgjimore të mbajtur...

66 kosovarë që për moemntin gjenden në Emiratet e Bashkuara kanë kërkuar urgjentisht të kthehen në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi ka njoftuar se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në bashkëpunim me Dikasteret tjera relevante kanë aprovuar kërkesën për transfer përmes bashkēpunimit me Ambasadën e Shqipërisë

Më poshtë ju sjellim njoftimin e plotë të Ambasdës kosovare në Abu Dhabi;

Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi janë lajmëruar deri tash 66 qytetarë tanë me kërkesa urgjente për kthim në Kosovë.

Sot Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në bashkëpunim me Dikasteret tjera relevante na kanë aprovuar kërkesën për transfer përmes bashkēpunimit me Ambasadën e Shqipërisë.

Konkretisht, me datën 21 Maj Qeveria e Shqipërisë ka aranzhuar aeroplan të Fly Dubait për transferin e 80 qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Neve Qeveria Shqiptare dhe FLY DUBAI na kane ofruar mundësin që gjithë qytetarët e Kosovës të përfshihen në këtë udhëtim dhe Fly Dubai e ka hap sportelin për shitjen e biletave.

Të gjithë 66 qytetarët (edhe të tjerë nëse sjanë lajmeruar por që janë urgjente) që kanë kërkuar të transferohen luten që të pregatiten dhe të organizohen për fluturim (Dubai-Tiranë).Mbi detajet e fluturimit ju lutem të vizitoni faqen zyrtare FlyDubai.com dhe momentin që do të bleni biletën, duhet të dërgoni me email pranë Ambasadës së Kosovës në Abu Dhabi, detajet tuaja si dhe kopjen e biletës, me qëllim ndarjen e listës së udhëtarëve me Autoritetet në Shqipëri dhe Ambasadën tonë në Tiranë e cila do të organizoj transferin pastaj për në Kosovë. /gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz