back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKrasniqi thotë se Kushtetuesja nuk duhet të krijojë precedentë për të ardhmen...

Krasniqi thotë se Kushtetuesja nuk duhet të krijojë precedentë për të ardhmen me zgjidhje të përkohshme

Të ngjajshme

Ramadani: Shërbimet e Serbisë po i trajnojnë serbët në veri

Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, mbi funksionimin e kanaleve...

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron...

Jeta Krasniqi nga KDI ka thënë se realizimi i programit të Qeverisë Kurit ka qenë i penguar edhe nga rënia e saj edhe nga pandemia.

Ajo tha se trajtimi i pandemisë me doemos e ka lënë implementimin në plan të dytë, njofton Klan Kosova.

“Këtij plani qeverisës nuk i kanë qëndruar prapa parti politike të koalicionit sepse ra. Por, edhe sikur të mos kishte qenë rrëzimi i Qeverisë duke pasë përballjen me pandeminë, çështja e programit ishte në plan të dytë”.

“Kjo Qeveri arriti të menaxhojë mirë pandeminë duke ndërmarrë masa që u ballafaquan në Gjykatën Kushtetuese, por që arritën të shpëtojnë jetën e qytetarëve dhe të sigurojë atë stokun e materialëve të nevojshme shëndetësore”.

Krasniqi në Rubikon tha se dialogu ka qenë një çështje për të cilën është dashur që dy partnerët e koalicionit të bien dakord.

“Në fillim duhej ta dinin se kjo Qeveri duhet të përcaktohej për një proces më të madh siç ishte dialogu. Sikur në qeverinë e kaluar edhe tani dialogu ndikoi. Nuk arritën asnjëherë të kenë një dakordim. Pika e dobët e këtij koalicioni ishte se nuk arritën dakordim që të hiqet taksa dhe të vihet reciprociteti dhe nuk arritën ta shtyjnë deri në fund”.

Krasniqi po ashtu kritikoi Kuvendin që u paralizua në kohën e pandemisë duke mos e kryer detyrën për të nxjerrë ligje.

“Gjykata Kushtetuese e obligoi Kuvendin që të nxirrte ligje duke e ditur që Qeveria është në detyrë. Shpallja e Gjendjes së Jashtëzakonshme nuk ka qenë e nevojshme përderisa kufizimi i lirë mund të bëhej edhe nga Kuvendi. Kushtetuesja tha se edhe kuvendet komunale mund të nxirrnin ligje për çështjen e lëvizjes së lirë”.

Sa i përket akuzave për prishje të marrëdhënieve me SHBA-në të drejtuara ndaj Qeverisë Kurti. Krasniqi tha se kjo dukuri nisi me Qeverinë Haradinaj dhe taksën.

“Taksa filloi të bëhej problematike dhe u pa si një pengesë për dialog. Me Mogherinin u diskutua edhe për çështjen e korrigjimit të kufijve dhe mospërkrahja për këtë ide nga Gjermania bëri që dialogu të dështojë. Pra, dialogu nuk dështoi për shkak të taksës. Kjo ishte arsyeja. Një shkaktar apo alibi ishte taksa”.

Krasniqi tha se Gjykata Kushtetuese duhet të merr një vendim duke mos bllokuar demokracinë e vendit dhe duke mos krijuar precedente jo të mira për të ardhmen.

“Kemi një bllokim të shtetit dhe duhet të dilet nga kjo situatë. Qeveria nuk e ka legjitimitetin e Kuvendit dhe një kemi një Kuvend që nuk mund të kryejë funksionin ligjbërës. Duket si një rreth vicioz ku jemi bllokuar. Kushtetuesja të mos krijojë precedente që të bllokojë demokracinë dhe që e gjen një zgjidhje të tanishme, por krijon probleme për të ardhmen”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz