back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeQorrolli: Kurti e pati të pamundur t’i ç’kapë institucionet e pavarura, PDK,...

Qorrolli: Kurti e pati të pamundur t’i ç’kapë institucionet e pavarura, PDK, AAK dhe LDK i kanë “emisarët” e tyre brenda

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Profesori Universitar Vigan Qorrolli, ka komentuar ecurinë e Qeverisë Kurti gjatë 100 ditëve.

Qorrolli në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha rrëzimi i qeverisë i ka pamundësuar Kurtit ç’kapjen dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Pjesa e parë ka të bëjë që u deshtë pesë muaj që të negociohej për të arritur koalicionin, pastaj edhe për 50 ditë të shembet sikur piramida. Brenda këtyre ditëve ka pasur shumë mosbesim mes vete, sikur edhe viteve të kaluar. Kjo sikur e ka ndalë operimin e vrullshëm të Qeverisë Kurti dhe për çka është ardhë për ndryshim”

“Pra, kemi pasur vetëm 50 ditë martesë të lumtur mes Vetëvendosjes dhe LDK-së. Kurti si mision ka pasur ç’kapjen dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit”.

Ai shtoi se ç’kapja e institucioneve të pavarura ka qenë e pamundur sepse partitë që kishin qenë në pushtet i kanë “emisarët” e tyre brenda këtyre institucioneve.

“LDK-ja ka një pjesë të madhe të Administratës Publike në Kosovë. PDK, AAK dhe LDK, i kanë emisarët që i kanë dërguar brenda institucioneve të pavarura. Andaj Kurti e pati të pamundur që ti ç’kapë institucionet e pavarura. Dhe nuk mund të thuhet që me një bord të Postës, Ujësjellësit dhe Hekurudhave nuk mund të ndryshohet mënyra e qeverisjes.”.

Sipas tij problemi më i madh i Kosovës nuk është Grenelli por prishja e kohezionit social.

“Kohezioni social është alfa dhe omega, nuk është Grenelli. Këtë situatë e ka shfrytëzuar LDK që e ka dërguar Skender Hysenin si emisar partiak dhe jo si një qeveritar. Pra, LDK ka biseduar me Grenellin në nivelin partiak për çështjet e brendshme. Pra frika nga prishja e kohezionit social e ka rrëzuar qeverinë me mocionin e mosbesimit”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz