BallinaLajmeVjen lajmi i mirë: Sot vetëm 8 raste me koronavirus

Vjen lajmi i mirë: Sot vetëm 8 raste me koronavirus

Të ngjajshme

Mirlind Daku deklarohet para ndeshjes Kosovë-Turqi, ky është parashikimi i tij

Sonte sytë e gjithë shqiptarëve janë kah stadiumi “Fadil...

Legjenda e futbollit amerikan nga Prishtina: Po duket sikur një finale e Botërorit

Legjenda e futbollit të SHBA-së, Marcelo Balboa ka komentuar...

90 minuta larg historisë, këto janë formacionet e ndeshjes Kosovë-Turqi

Kosova jonë zhvillon ndeshjen jetike ndaj Turqisë. “Dardanët”, synojnë ta...

Zbulohet formacioni i Kosovës, kjo është 11-shja e Franco Fodës!

Sonte në ora 20:45 zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe...

Gjatë 24 orëve të fundit ka rënë numri i të infektuarve me koronavirus, raporton Gazeta Blic.

Sipas IKSHP-së sot kanë rezultuar vetëm tetë raste të reja me koronavirus.

Njoftimi i plotë i IKSHP-së:

TETË RASTE ME COVID-19!

Sot më 13 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 255 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 8 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Rahovecit 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Rahovec), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri).

Nga data 08 shkurt deri më 13 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 10.642 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 927 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 13 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.394.660 raste të COVID-19 dhe 295.706 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!
JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz