BallinaLajmeHoti: Me votimin e Qeverisë së re, do të marrë fund qeverisja...

Hoti: Me votimin e Qeverisë së re, do të marrë fund qeverisja arbitrare

Të ngjajshme

Zbulohet formacioni i Kosovës, kjo është 11-shja e Franco Fodës!

Sonte në ora 20:45 zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe...

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Turqi

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së madhe finale...

Abdixhiku: Kjo është historia jonë, nuk dorëzohemi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë emocionet e...

Misteri i Qefinit të Torinos thellohet

Misteri i Shroud of Turin është bërë edhe më...

Mungesa e fibrave lidhet me sëmundjet e zorrëve

Një dietë e varfër në fibra mund të jetë...

I propozuari për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi ka thënë se me votimin e qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës, do të marrë fund qeverisja arbitrare.

Ai tha se ministrat e LDK’së gjatë qeverisë së Kurtit kanë kryer punën e tyre si duhet dhe se kanë treguar një kulturë tjetër të qeverisjes, e që sipas Hotit është respektim i institucionit dhe shtetit.

“Ministrat nga LDK-ja, gjatë kësaj periudhe të qeverisë në detyrë, e kanë bërë punën në resorët e tyre në përputhje me obligimet ligjore që kanë pasur.
Sot, në Mbledhje të Qeverise në detyrë, ata treguan se LDK-ja ka tjetër kulturë të qeverisjes – që është respektimi i institucionit dhe i shtetit të Kosovës, por edhe moslejimi i cenimit të integritetit personal dhe institucional”, shkruan Hoti.

Ai gjithashtu tha se në qeverinë e re do të promovohet kulturë institucionale sipas standardeve evropiane.

Tutje, Hoti tha se me votimin qeverinë e re do të marrë fund qeverisja arbitrare, e mbështetur nga struktura jashtë politike e militante.

“Në Qeverinë e re do të promovojmë kulturë institucionale sipas standardeve evropiane.
Me votimin e Qeverisë së re, do të marrë fund qeverisja arbitrare, e mbështetur nga struktura jashtë politike e militante, që ka vënë institucionet e shtetit në funksion të partisë, që e ka polarizuar shoqërinë dhe ka dëmtuar partneritetet ndërkombëtare”, shkroi Hoti.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Hotit:

Ministrat nga LDK-ja, gjatë kësaj periudhe të qeverisë në detyrë, e kanë bërë punën në resorët e tyre në përputhje me obligimet ligjore që kanë pasur.
Sot, në Mbledhje të Qeverise në detyrë, ata treguan se LDK-ja ka tjetër kulturë të qeverisjes – që është respektimi i institucionit dhe i shtetit të Kosovës, por edhe moslejimi i cenimit të integritetit personal dhe institucional.
Në Qeverinë e re do të promovojmë kulturë institucionale sipas standardeve evropiane.
Me votimin e Qeverisë së re, do të marrë fund qeverisja arbitrare, e mbështetur nga struktura jashtë politike e militante, që ka vënë institucionet e shtetit në funksion të partisë, që e ka polarizuar shoqërinë dhe ka dëmtuar partneritetet ndërkombëtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz