BallinaLajmeKomuna e vetme në Kosovë që po i reziston koronavirusit

Komuna e vetme në Kosovë që po i reziston koronavirusit

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Komuna e Junikut është e vetmja që deri më tani nuk e ka regjistruar asnjë rast me koronavirus.

Klan Kosova e ka kontaktuar kryetarin e Komunës së Junikut Agron Kuçi, për të mësuar detaje lidhur me ecurinë e menaxhimit të situatës me pandemine.

Kuçi tha se janë testuar disa persona, por të cilët kanë rezultuar negativë.“Deri më tani nuk kemi pasur asnjë rast në Junik, kemi pasur tre persona që janë testuar dhe kanë dalë negativë. Kanë qenë edhe tre apo katër persona që kanë qëndru në vetizolim që kanë ardhur nga jashtë. Deri më tani s’kemi pasur asnjë rast, përkundër faktit se Juniku është në mes të komunës së Deçanit dhe Gjakovës, ku ka lëvizje të qytetarëve të këtyre tri komunave”.

I pari i Junikut shtoi se qytetarët i kanë zbatuar masat e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Kemi pasur edhe fluks të qytetarëve të cilët kanë ardhur nga vendet e tjera tek familjet e tyre, është shtuar numri i banorëve në këtë kohë në Junik, por fatmirësisht nuk kemi raste të konfirmuara. Qytetarët kanë qenë të kujdesshëm dhe u janë përmbajtur rregullave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz