back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmePolicia tregon se çfarë ndodhi në Pejë me të moshuarin e armatosur...

Policia tregon se çfarë ndodhi në Pejë me të moshuarin e armatosur (VIDEO/FOTO)

Të ngjajshme

Si çdoherë- Përfundon pa përparim rundi i dialogut në Bruksel

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve...

I lë milionat në Arabi, Laporte zyrtarisht rikthehet në shtëpinë e tij të vjetër

Mbrojtësi spanjoll, Aymeric Laporte është rikthyer në shtëpinë e...

Policia Rajonale e Pejës ka dhënë detaje rreth rastit të ndodhur sot në qendër të qytetit ku të një i moshuar, i shtrirë në rrugë, është gjetur një armë zjarri.

79-vjeçari sipas policisë është rrëzuar në tokë, ndërsa afër tij është gjetur një armë ku ende nuk dihet nëse me të ka tentuar ta godas veten apo dikë tjetër.

Arma është përdorur në ajër mirëpo nuk është raportuar për të plagosur.

Fadil Gashi, zëdhënës i policisë në Pejë ka thënë për IndeksOnline se një person është rrëzuar, por tek ai është gjetur një armë ku deri tani nuk është arrit ende të konstatohet asgjë…nëse ka tentuar me shtënë në veten apo dikë tjetër.

“Personi në fjalë është rrëzuar ndërsa kur kanë shkuar policia e kanë pa që është lëndu, e kanë gjetur edhe armën afër tij. Personi i lënduar është dërguar në Spitalin e Pejës ku ka marrë lëndime nga rrëzimi”, ka thënë Gashi.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga ky rast ku shihet personi i shtrirë në rrugë si dhe pamje të armës së zjarrit./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz