BallinaLajmeA filloi sonte vala e dytë e COVID-19 në Kosovë? Flet infektologu...

A filloi sonte vala e dytë e COVID-19 në Kosovë? Flet infektologu shqiptar

Të ngjajshme

Çfarë ndodh nëse dekreti i presidentes shpallet i ligjshëm ose i kundërligjshëm?

Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese mund...

Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana

Megjithatë, mënyra e zbatimit të kësaj ndihme ndryshon nga...

Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Policia zhvillojnë aksion në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit...

Pas dy javë rënie të numrit të rasteve pozitive me koronavirus, sonte në Kosovë u konfirmuan 14 raste të reja, ndërsa u shëruan vetëm dy të infektuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Rezultatet e sotme ngriten dyshimet se ky mund të jetë sinjal i një vale të dytë të COVID-19 në vend, por sipas infektologut të QKUK-së, Valbon Krasniqi, rritje dhe rënie të numrit të të infektuarve mund të shohim edhe gjatë ditëve në vazhdim.

“Asnjë pandemi nuk ndalet në mënyrë të përnjëhershme. Oscilimi të numrit të rasteve – herë më shumë e herë më pak, mund të shohim edhe ditëve në vazhdim”, tha Krasniqi për Gazetën Sinjali.

Sipas tij, rastet e reja janë sinjal që qytetarët duhet të vazhdojnë respektimin e masave parandaluese edhe më tutje.

“Në radhë të parë të mbulojnë hundën dhe gojën me maskë, të kujdesen për higjienën personale, të mbajnë distancën fizike-sociale dhe të shmangen kontaktet me persona jashtë familjes dhe natyrisht për grumbullimin e njerëzve as që bëhet fjalë”, tha infektologu Krasnqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz