back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeZëvendësministri i Ekonomisë shokohet me atë që gjeti në zyrën e tij

Zëvendësministri i Ekonomisë shokohet me atë që gjeti në zyrën e tij

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Zëvendesministri i Ekonomis, Edison Jakurti gjatë të enjtes në zyrët e tij ka gjetur 30 kartela me mbushje te operatori Vala. Kjo gjë edhe e ka shokuar Jakurtinn.

“Mbase kisha dëgjuar por kështu nuk i kisha parë. Mbase kjo ishte arsyeja që më goditi.Këto që shihni në foto nuk janë veç 30 kartela me mbushje telefoni prej 5 euro. Ky në fakt është privilegji i Zv. Ministrave të PAN-it. Pra, 150 euro në muaj për telefon”, ka shkruar ai në llogarin e tij.

Jakurti mandje i ka llogaritur edhe vlerën vjetore të ketyre mbushjëve.

“I bie që 80 Zv. Ministra për 1 vit kishin në dispozicion mbushje telefoni në vlerë prej 144,000 euro. Ndërsa, për një të varur nga ndihma sociale kishin ndarë mesatarisht 23.7 euro në muaj.Vetëm kur mungon ndjeshmëria minimale ndaj rrethit, në vendin e tretë më të varfër në Evropë, i lejon vetes privilegje të tilla krejtësisht absurde”, ka thënë ai,

Ndërsa zëvendësministri ka bërë të ditur se këto mbushje do të shkojnë donacion.

Postimi i Jakurtit:

Sot bëhet 1 muaj prej që jam emëruar. Dhe, është mëse e qartë se e vjetra nuk ka vdekur ende. Dje pata një prej ngjarjeve më shokuese në këtë kohë.

Mbase kisha dëgjuar por kështu nuk i kisha parë. Mbase kjo ishte arsyeja që më goditi.

Këto që shihni në foto nuk janë veç 30 kartela me mbushje telefoni prej 5 euro. Ky në fakt është privilegji i Zv. Ministrave të PAN-it. Pra, 150 euro në muaj për telefon.

I bie që 80 Zv. Ministra për 1 vit kishin në dispozicion mbushje telefoni në vlerë prej 144,000 euro. Ndërsa, për një të varur nga ndihma sociale kishin ndarë mesatarisht 23.7 euro në muaj.

Vetëm kur mungon ndjeshmëria minimale ndaj rrethit, në vendin e tretë më të varfër në Evropë, i lejon vetes privilegje të tilla krejtësisht absurde.

Nga 1 maji ka hyrë në fuqi vendimi i kryeministrit Kurti që e lejon deri në 1/3 e kësaj shume. Mbase duhet ulur edhe më shumë.

P.S. Natyrisht, 100% e këtyre në foto do të shkojnë donacion.

Image

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz