Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj ka reaguar ndaj dusa deklaratave të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri.
Ai ka shkruar se pajtohet me disa deklarata të Hazirit për Veselin, por sipas tij LDK e PDK po duan ta ndajnë Kosovën.
Reagimi i plotë:
Pajtohem plotësisht me Lutfi Hazirin se Kadri Veseli po ec me këpucë të Hashim Thaqit në PDK, madje nuk po i bijnë në numër.
Por Lutfi Haziri, po e pranon vet, se ai dhe LDK-ja kanë qenë në dijeni dhe pajtohen, binomi LDK- Thaqi, president, plus PDK-ja për shkëmbim territorial me Serbinë.
Madje, më tutje Haziri po pretendon se si nënkryetar i LDK-së ishte më i hershëm në këto ide sesa Thaqi. Pra pajtim të plotë mes LDK- së dhe Thaqit, plus PDK-ja që në marrëveshjen “historike” mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë thikat mbi hartat e Kosovës.
Prandaj e rrëzuan qeverinë, për ta ndarë Kosovën, por kurrë nuk do të munden ta bëjnë këtë sepse këtu fatmirësisht është Lëvizja VETËVENDOSJE!