BallinaLajmeNjë i vdekur, një tjetër në gjendje të rëndë, bilanci i të...

Një i vdekur, një tjetër në gjendje të rëndë, bilanci i të infektuarve me koronavirus në QKUK

Të ngjajshme

Falsifikuan certifikatat për përdorim të armëve, ngrihet aktakuzë ndaj 8 personave

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda,...

Mbappé e vë në shënjestër Brazilin: mund të luajë edhe më shumë se 45 minuta

Prania e Kylian Mbappés në ndeshjen mes Francës dhe...

Shifra alarmante: Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur tremujori

Shifrat nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) tregojnë...

Edhe një paciente me koronavirus ka vdekur në Kosovë. Viktima vjen nga komuna e Dragashit, e lindur në vitin 1957 teksa vuante edhe nga sëmundje tjera shoqëruese.

12 persona janë të shtrirë me koronavirus në Klinikën Infektive të QKUK-së, nëntë prej të cilëve janë në gjendje stabile, dy po marrin oksigjenoterapi dhe një pacient vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë.

Në këtë klinikë ka ndërruar jetë një paciente e dializës nga komuna e Dragashit, që kishte marrë virusin në Spitalin e Prizrenit derisa po merrte trajtim.

Edhe pacienti që është në gjendje të rëndë ka sëmundje kronike të veshkave dhe është në dializë.

Nga klinika sot do të lirohen pesë pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid-19 vazhdojnë trajtimin në klinikë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz