back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeZyrtari i VV-së: Trump shkarkon Grenellin nga dialogu Kosovë-Serbi, e vendos Redclif-in

Zyrtari i VV-së: Trump shkarkon Grenellin nga dialogu Kosovë-Serbi, e vendos Redclif-in

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Gjakovës, Kreshnik Alija, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Joseph John DioGuardi, ka konfirmuar se presidenti amerikan, Donald Trump e ka shkarkuar Richard Grenell nga pozita e të emëruar special për dialogun Kosovë-Serbi dhe sipas tij, në atë post e ka emëruar John Ratcliffe, shkruan Gazeta Blic.

Alija i ka uruar të gjithë shqiptarët e Amerikës, për këtë arritje, që sipas tij, John Ratcliffe, është një mik i madh i shqiptarëve.

Shkrimi i plotë i Kreshnik Alilajt:

Një lajm i konfirmuar nga Lobi Shqiptar, dhe nga vetë DioGuardi në komunikim të drejtpërdrejtë.

Presidenti Trump e ka shkarkuar pëfaqësuesin e vetë për negociata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, z.Grenel. Ate e zëvendëson z. Redclif një mik i madh i Lobit Shqiptar në Amerikë.

Urime të gjithë shqiptarëve të Amerikës, të cilët kontribuan për këte kthesë të madhe në dobi të demokracisë dhe të lirisë.

Urime z. Dioguardi. Urime Lobi Shqiptar në SHBA!

Të Fundit

Sport

ShowBiz