back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeNjë person nga konviktet dërgohet me emergjencë në QKUK

Një person nga konviktet dërgohet me emergjencë në QKUK

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

E diela që lamë pas tronditi gjithë qytetarët e shtetit tonë. Vdekja e 26 vjeçarit nga Livoçi i Gjilanit ende mbetet mister, derisa hetuesja po kryejnë punën e tyre.

Që nga ajo ditë, situata s’ka qenë aspak e qetë brenda konvikteve të Prishtinës, vend ky ku tash e sa javë është shndërruar në karantinë nga Ministria e Shëndëtësisë për të ardhurit nga jashtë.

Pikërisht në konviktin ku edhe ishte i karantinuar viktima i së dielës, ai numër 7, sot një person tjetër ka pasur shqetësime shëndetësore.

I njëjti dyshohet se ka pasur sulm epileptik dhe është marrë nga ekipet emergjence, ku është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

 

 

Një dëshmitar i ka thënë Indeksonline, se personi që pësoi sulm, kishte shkuar për shërim jashtë vendit. Ndërsa, kur ka ardhur në Kosovë i ka prezantuar dokumentacionet, por që s’janë marrë parasysh dhe është dërguar në karantinë.

Situatë e tensionuar ka qenë edhe në mbrëmjen e kaluar, ku persona të karantinuar shprehnin indinjatën e tyre në drejtim të policëve për padrëjtësitë që sipas tyre po u bëhet, derisa kërkonin takim me ministrin Vitia./Indeksonline

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz