back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeVeseli: Rruga që mbanë emrin e Luan Haradinajt, më kujton rrugëtimet e...

Veseli: Rruga që mbanë emrin e Luan Haradinajt, më kujton rrugëtimet e vështira me të

Të ngjajshme

Dyshime për varresë masive afër Novi Pazarit, nesër nisin inspektimet në terren

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se...

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar heroin Luan Haradinaj në 23 vjetorin e tij.

Ai ka thënë se Luani ishte një nga luftëtarët e parë të UÇK-së, dhe rruga që mbanë emrin e tij në Prishtinë, i kujton atij rrugëtimet e vështirë që ka bërë me të gjatë luftës.

Ky është postimi i plotë i tij:

23 vjet më parë, ra në fushën e betejes Luan Haradinaj, njëri nga luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rruga që mban emrin e tij, më kujton rrugëtimet e vështira që kam bërë me të kur jemi nisur prej Tropojës, dhe kemi kaluar kufirin afër Rrasës së Zogut për të dalë në Jabllanicë. Lajmi për vrasjen e tij na tronditi rëndë të gjithëve dhe ende sot e kujtoj me dhimbje atë moment.

Rruga që zgjodhi Luani, ishte rruga fisnike e luftës për liri që ka bërë të mundur ditët e pavarësisë që gëzojmë sot. Sakrifica sublime e tij dhe e shumë heronjve të tjerë, duhet të shërbej si burim frymëzimi për të gjitha brezat e ardhshëm, të cilët nuk duhet ta marrin lirinë të mirëqenë. I paharruar qoftë kujtimi i Luanit dhe i gjithë luanëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që me gjakun e derdhur shkruajtën kapitullin më të ndritur të historisë bashkëkohore të kombit shqiptar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz