back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeSi u vra sot 42 vjeçari nga Lipjani, rrëfehet vëllau i tij!

Si u vra sot 42 vjeçari nga Lipjani, rrëfehet vëllau i tij!

Të ngjajshme

BE dënon sulmin izraelit në Katar, pritet fjalimi i Von der Leyen

Nëse ka një krizë tmerrësisht përçarëse në Europë, është...

Ronaldo s’kishte fanellë për Szoboszlain, ia premtoi për muajin e ardhshëm

Nuk ishte nata e tij. Dominik Szoboszlai ia dhuroi...

Qalaj-PDK: S’do të ketë Qeveri Kurti 3, do të ketë zgjedhje të parakohshme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e...

Arrestohet i dyshuari për vjedhje në një market në Podujevë

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se...

42-vjeçari Agim Seferi nga fshati Gllanicë i Komunës së Lipjanit është vrarë në këtë vendpunishte, mëngjesin e së mërkurës së sotme.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nga fshati Dobrajë e Madhe, të cilët dyshohet se kanë vrarë kolegun të tyre me të cilin kanë punuar e udhëtuar së bashku.

Familjarët e të ndjerit kanë thënë se rreth 20 punonjës nga fshati Gllanicë kanë udhëtuar bashkë, ndërkohë konflikti kishte filluar derisa vozitësi, që dyshohet të jetë dorasi, i ka detyruar punonjësit të udhëtojnë disa kilometra në këmbë, raporton KOHA.
Vëllai i të ndjerit ka thënë se ata nuk kishin pasur probleme paraprakisht ndërmjet vete.

Ai ka shtuar se 8 fëmijë të vëllait të tij kanë mbetur jetimë dhe janë në gjendje të rëndë ekonomike.

Në anën tjetër, nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, e ka konfirmuar rastin, i cili është regjistruar si vrasje e rëndë.

“Sot, rreth orës 7:30, Policia ka marrë informacionin për një plagosje me armë zjarri në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga Njësiti rajonal për hetimin e krimeve, si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëjë me plagosje, nga arma e zjarrit është plagosur viktima A.S, mashkull , shtetas i Republikës se Kosovës, i cili, duke mos mundur t’u përballojë plagëve të mara nga arma e zjarrit, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, ka thënë ajo.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona të dyshuar dhe ka konfiskuar një armë, që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Aktualisht hetuesit policorë janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz