back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeSot lirohen 18 pacientë të shëruar nga coronavirusi

Sot lirohen 18 pacientë të shëruar nga coronavirusi

Të ngjajshme

Në Klinikën Infektive në QKUK sot janë hospitalizuar gjithsej 36 pacientë, prej tyre 15 të infektuar me COVID-19.

“Nga 15 pacientë të infektuar me COVID-19, 9 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ndërkaq në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë.

Përndryshe nga gjithsej 5 pacientë me COVID-19 dhe të cilët janë në dializë, 3 prej tyre janë në gjendje të përmirësuar”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

Sot lirohen nga klinika edhe 18 pacientë të shëruar nga infeksioni me COVID- 19.

Gjithashtu 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për COVID-19 vazhdojnë trajtimin në klinikë si dhe në pritje të rezultatit është vetëm një pacientë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz