Anëtari i PSD-së Nol Nushi ka folur pas raportimeve në media se ka pasur përplasje fizike ndërmjet tij dhe Tomë Gashit.
Ai ka theksuar se nuk ka pasur rrahje mes tij e Tomë Gashit në studiot e RTK-së.
”E kemi mbajtur distancën. E kam gjuajtur me ujë, sepse më ka ofenduar rëndë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Ai tha se kohëve të fundit, Vetëvendosje më të madhe po linçon të gjithë ata që po i kritikojnë.
Ndonëse nuk ka treguar se çka e ofendoi Tomë Gashi, ai tha se fjalët më të rënda të mundshme ia ka thënë.