back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeMblidhet Komisioni për Shëndetësi, diskuton masat kundër Covid-19

Mblidhet Komisioni për Shëndetësi, diskuton masat kundër Covid-19

Të ngjajshme

Gruda: Politikanët nuk mund të bëjnë komente për vendime gjyqësore, ato zbatohen

Ish-deputeti i PDK-së Përparim Gruda  ka thënë se vendimet...

Asllani arrin në Turqi, del fotoja e parë

Kristjan Asllani është lojtari më i ri i Beshiktashit. Ai...

Para dy orësh ka nisur mbledhja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës.

Temë kryesore është diskutimi rreth masave që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Kryetarja e këtij komisioni Albena Reshitaj nga AAK ka thënë se shkas i thirrjes së kësaj mbledhje ka qenë një konkurs i Qeverisë së Serbisë për të punësuar mjekë dhe staf profesionist shëndetësor në Kosovë.

Pa dyshim se në këtë mbledhje, që po vazhdon akoma, do të diskutohet edhe për vdekjen e 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve që është shndërruar në karantinë.

Temë diskutimi do të jetë edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që ka cilësuar disa nga masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë si anti-kushtetuese.

Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli ka deklaruar se po zhvillohet një debat interesant në mes përfaqësuesve të partive parlamentare, pasi ka pikëpamje të ndryshme lidhur me masat që ka ndërmarrë ministria që drejtohet nga Arben Vitia. /kk/

Të Fundit

Sport

ShowBiz