Menaxheri i marketit ETC ka thënë se i gjithë stafi ka dalë negativë.
Njoftimi i tij:
Te dashur qytetarë të Mitrovicës, kolegë, familjarë dhe të gjithë ju që u interesuat për shëndetin tim dhe stafit të ETC-së.
Pas dy rasteve pozitive të datës 29 prill të punetoreve tanë, iu njoftoj se janë testuar edhe komplet pjesa tjeter e stafit. Për fatin e mirë të gjithë kemi rezultuar NEGATIV.
Të gjitha rastet pozitive janë raste kontakti nga fshati Rekë, pra nuk dihet ende prejardhja e infektimit. Të gjithë të infektuarëve iu dëshirojmë shërim të shpejtë.
Të gjithë jemi dëshmitarë të asaj se si u trajtua ky rast, pra rasti i parë i zbuluar nga punëtorja jonë. Me siguri se asnjëri nga ne, e as nga ju nuk do të donte me vetë dëshirë te infektohej me virus, por nuk është turp të kesh virusin. Është për të ardhur keq, se si ky rast nuk u trajtua në mënyrë etike. Ku mbeti humanizmi në këtë kohë? Në këtë kohë kur e gjithë bota po përballet me këtë armik të padukshëm. E kam fjalën për disa individë me pozita të larta, nga mediet, të cilët me apo pa qëllim trajtuan në mënyrë të njëanshme, duke dëmtuar ETC-në. Shumë tituj me tendenca, e shume komentime të porositura…
Sikurse në Kosovë nuk kishte asnjë rast të tillë, edhe pse kishte edhe dy raste me punëtorë të disa marketeve ne Vushtrri e Pejë. Por, këto raste nuk i trajtuan sikurse që u morën me ne.
Prej fillimit të shfaqjes së pandemisë, ETC në Mitrovicë ka marrë të gjitha masat e nevojshme, masa këto të caktuara nga Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës, ku tregojnë edhe vizitat e shumëta dhe raportet nga Inspektorati lokal e qendror.
Të gjithë të punësuarit do të vazhdojmë me instruksionet e sygjeruara nga ana e IKSHP-së.
Poashtu iu njoftojmë se prej nesër ETC në Mitrovicë do të punojë në orar të rregullt, sipas rregullave të ndërmarra nga ana e IKSHP-së.
Lutemi që dy punëtorët tanë dhe të gjithë të infektuarit tjerë të kalojnë sa më shpejtë këtë sfidë, si dhe të mos ketë më raste tjera në Mitrovicë, e poashtu edhe në nivel vendi.