back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeMbyllen dy supermarkete në Mitrovicë s’respekuan masat mbrojtëse ndaj virusit COVID-19

Mbyllen dy supermarkete në Mitrovicë s’respekuan masat mbrojtëse ndaj virusit COVID-19

Të ngjajshme

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin...

Politologu Osmanaj mbështetë kandidaturën e Arian Tahirit: Prej personave më të ndershëm në politikë

Politologu mitrovicas, Egzon Osmanaj, ka shprehur publikisht mbështetjen e...

Hyseni: Shpejtim Bulliqin do ta mundë mospuna e tij në këto zgjedhje

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar...

Drejtoria e Inspeksionit sot ka mbyllur dy supermarkete Interex-in në Zhabar dhe Bamex-in në Mitrovicë, pasi që nuk kanë respektuar vendimin e Shtabit Emergjent të Komunës së Mitrovicës lidhur me masat shtesë për parandalim të përhapjes së virusit COVID-19.

Përveç mbylljes së bizneseve të tyre, inspektorët komunal kanë shqiptuar gjoba mandatore për pronarët, ndërsa për procedurat tjera do të merren organet e rendit dhe ligjit.

Vlen të potencohet se çdo vendim apo urdhëresë që e ndërmarrim ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve, dhe kjo gjë është paralajmëruar edhe nga mbledhja e Shtabit Emergjent të Mitrovicës për ato biznese të cilat nuk respektojnë vendimet rrezikojnë në mbylljen e tyre.

Prandaj duhet të vazhdojmë t’i zbatojmë dhe respektojmë të gjitha vendimet si nga niveli lokal ashtu edhe në atë qendror, sepse vetëm në këtë mënyrë kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz