BallinaLajmePersoni që kërceu nga kati i pestë tek konviktet është nga ky...

Personi që kërceu nga kati i pestë tek konviktet është nga ky qytet

Të ngjajshme

Rubio mbërrin në Francë me mesazh për G7-n: Bëni më shumë rreth Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti në Francë...

Refuzohet apeli i Real Madridit për kartonin e kuq të Valverdes

Federico Valverde po shkëlqen së fundi me Real Madridin. Uruguajani,...

Mungon vaksina kundër rotavirusit në Kosovë, institucionet presin furnizim

Qendrat e Mjekësisë Familjare në Kosovë kanë mbetur pa...

Kurti udhëton drejt Francës, ka drekë pune me Macronin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për vizitë...

Një person i gjinisë mashkullore është hedhur nga kati i pestë nga konvikti numër shtatë në Prishtinë.

Indeksonline ka raportuar lidhur me rastin, teksa u bë e ditur se personi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë me të arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Por i riu i cili ndërroi jetë mësohet të jetë nga qytet i Gjilanit.

Kjo është bërë e ditur për Indeksonline nga kryetari i komunës, Lutfi Haziri.

Haziri tha se i njëjti ishte kthyer dje nga Gjermania, me kërkesë të bërë nga familjarët.

“Ka qenë në karantinë prej dje dhe nuk ka pas kontakte askush por emergjencave të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Haziri.

Ai poashtu shtoi se janë duke pritur informacione shtesë lidhur me rastin.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha tha për Indeksonline se lidhur me rastin janë njoftuar rreth orës 17:20.

“Ekipet emergjente dhe policia kanë shkuar te Qendra e Studentëve dhe një person është përcjell me Autoambulancë drejt klinikës emergjente. Njësitet e policisë dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat tjera”, tha ai./Indeksonline/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz