BallinaShowBizMarina tregon sherret me Getin në karantinë: Gjëja e parë që do...

Marina tregon sherret me Getin në karantinë: Gjëja e parë që do bëj sapo të largohet virusi…

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Ashtu si çdo çift, edhe Marina me Getin kanë patur debate gjatë kësaj periudhe karantine. Kështu tregoi moderatorja bukuroshe në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”.

Marina u shpreh se ajo vetë nuk e ka patur problem karantinën pasi nuk është natyrë sociale, ndërsa për Getin ka qenë e vështirë.

“Unë dhe Geti jetojmë në Tiranë prej disa vitesh. Të them të drejtën unë si natyrë nuk jam shumë sociale, pra nuk jam pjesë e argëtimeve. Unë jam punë-shtëpi, duke hequr pjesën e udhëtimeve me Getin. Kështu që nuk ka patur fort ndryshim për mua pasi u vendos karantina. Për Getin ka qenë më e vështirë se ishte mësuar me koncerte çdo fundjavë dhe punën e ka kryesisht në Kosovë. Në këtë periudhë kemi patur edhe debate, por edhe dashurinë më të madhe, si çdo çift shqiptar”, tregoi Marina.

Moderatorja u shpreh se në fillim kjo periudhë pandemie bëri të kishte ankth e sidomos për familjarët e saj. Ndërsa tani falë këshillave të mjekëve është qetësuar.

“Kam patur frikë nga koronavirusi për shkak të familjarëve. Për momentin jam më e lehtësuar, por kur e mendoj që është një armik i padukshëm më futet ankthi dhe frika. Në fillim edhe kur merrja ajër, thoja u infektova. Kam dezinfektuar çdo gjë në shtëpi dhe makinën. U qetësova nga mjekët që thonë mjafton të vendosni maska, doreza dhe të mbani higjenën personale. Në punë punojmë me masat më të forta të sigurisë”, u shpreh Marina.

Marina tregoi se në karantinë është marrë me punët e shtëpisë, ka lexuar dhe ka kryer aktivitet fizik ndërsa Geti ka gatuar.

“Gjatë kësaj kohe jam marrë me punët e shtëpisë, kam lexuar, kam shtuar aktivitetin fizik se nuk jam fare natyrë sportive. Geti gatuan, unë jam asistentja, laj-shpëlaj”.

Në fund Marina u shpreh se e ka marrë shumë malli për të ëmën dhe gjëja e parë që do bëjë pasi të largohet virusi është të takojë atë.

“Gjëja e parë që do bëjë sapo të largohet ky virus, do shkoj të takoj mamin, do ta puth fort se kam 2 muaj që thjesht i çoj ushqimet dhe nuk e takoj”, u shpreh Marina./Xing.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz