back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeSami Lushtaku i pikëlluar me vdekjen e nënës së dy dëshmorëve

Sami Lushtaku i pikëlluar me vdekjen e nënës së dy dëshmorëve

Të ngjajshme

“Qajte se të la”, Alba përplaset me Dolcen për Limin

Dy banoret e Big Brother VIP Kosova, Alba dhe...

Mot i vranët e me shi

Sot pritet mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa...

Rinumërimi – Deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti

Nga rinumërimi i votave, mbi 80 mijë vota të...

Ka vdekur nëna e dy dëshmorëve nga Qirezi i Skenderajt, Hateme Nebihu. Të ndjerës serbët ia kishin vrarë dy djemë dhe nusen e djalit.

Ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është shprehur i pikëlluar për vdekjen nënës Hateme Nebihu.

“Më pikëlloi lajmi për vdekjen e nënës Hateme Nebihut nga Qirezi. Me 28 Shkurt 1998 në shtëpinë e saj në Qirez, forcat serbe ja vranë dy djemtë Xhemshirin e Ilirin si dhe nusën e djalit, Rukijen e cila ishte shtatzënë. Të gjitha këto tmerre u kryen në sy të familjes dhe të fëmijëve. Nënë Hatemja ndonëse e tronditur, po mbulonte viktimat e masakrës por edhe po qetësonte nipat e mbesat nga skena e tmerrshme që panë atë ditë”, ka shkruar Lushtaku.

Ai ka shtuar se krimet serbe nuk harrohen e as nuk do amnistohen kurrë.

“Këto krime serbe nuk harrohen e as nuk do amnistohen kurrë. Janë krime kundër njerëzimit për të cilat fajtorët duhet të japin llogari para drejtësisë. Është obligim ndaj lokës Hateme dhe qindra e mijëra nënave shqiptare që presin drejtësi për fëmijët, bashkëshortët e familjarët e tyre, që këto krime të ndriqohen”, ka shtuar Lushtaku./Drenicapress

Të Fundit

Sport

ShowBiz