BallinaLajmeKurti zhvilloi bisedë telefonike me përfaqësuesit e Sanxhakut

Kurti zhvilloi bisedë telefonike me përfaqësuesit e Sanxhakut

Të ngjajshme

Franko Foda ndjek nga afër ndeshjen e Superligës

Selektori i Kosovës, Franco Foda ka zbarkuar në vendin...

Edi Rama ia beson një detyrë të re Elisa Spiropalit

Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u mbajt paraditen...

Nëse vazhdon rritja e çmimit të naftës, Edi Rama paralajmëron uljen e akcizës

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama tha se...

Sylvinho: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund të shkojmë përpara

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë më 26...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur kontaktet dhe ka zhvilluar biseda telefonike me përfaqësues të Sanxhakut, përkatësisht me Jasmina Curić, Kryetare e Këshillit Kombëtar Boshnjak, me Hazbo Mojović, Kryetar i Komunës së Sjenicës, dhe me Kenan Hot, Kryetar i Komunës së Tutinit.

Kryeministri u interesua rreth gjendjes në këtë rajon, në veçanti mbi luftimin dhe parandalimin e shpërndarjes së pandemisë COVID-19.

“Të gjithë po ballafaqohen me të njëjtat sfida. Deri më tani situata është e menaxhueshme dhe shpresëdhënëse drejt daljes nga kjo krizë shëndetësore. Kryeministri shprehu mbështetjen dhe solidarizimin e tij dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës me krahinën e Sanxhakut në luftën e përbashkët kundër këtij armiku të padukshëm. Të gjithë u pajtuan që të vazhdohet komunikimi dhe bashkëpunimi”, thuhet në komunikatën qeveritare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz