BallinaLajme“A mund të preket përsëri nga Covid -19 një pacient i shëruar”

“A mund të preket përsëri nga Covid -19 një pacient i shëruar”

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Mirkobilogu Lul Raka ka folur nëse pacienti i shëruar nga Covid – 19, mund të infektohet sërish, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar në facebook, se kjo pyetje u shtrua në mbarë botën ditëve të fundit.

“Testet PCR nuk mund të dallojnë nëse virusi është i gjallë apo i vdekur, dhe kjo mund të çojë në rezultat të rrejshëm pozitiv.
Fragmentet e vdekura të virusit nuk janë infektive. Këta pacientë nuk e përhapin infeksionin! PRA, SËMUNDJA NUK RIKTHEHET TE PACIENTI I SHËRUAR!”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

A MUND TË PREKET PËRSËRI NGA COVID-19 NJË PACIENT I SHËRUAR?

Kjo pyetje u shtrua në mbarë botën ditëve të fundit, pas raportimit të disa rasteve të pacientëve në Korenë e Jugut.

Ekspertët e infektologjisë në Korenë e Jugut deklaruan pardje se fragmentet e virusit të vdekur shkaktuan që 292 persona të shëruar, të jenë përsëri pozitiv disa javë pas shërimit.

“Testet zbuluan acidin ribonukleik të virusit të vdekur,” tha Oh Myoung-don, udhëheqës i panelit të ekspertëve. Ai theksoi se tek testet PCR, që përdoren për diagnozën e COVID-19, materialet gjenetike të virusit amplifikohen gjatë testimit, qoftë nga një virus i gjallë apo thjesht nga fragmente të qelizave të vdekura të virusit. Këtyre fragmenteve nganjëherë ju duhen muaj për t’u pastruar nga pacientët e rikuperuar.

Testet PCR nuk mund të dallojnë nëse virusi është i gjallë apo i vdekur, dhe kjo mund të çojë në rezultat të rrejshëm pozitiv.

Fragmentet e vdekura të virusit nuk janë infektive. Këta pacientë nuk e përhapin infeksionin!

PRA, SËMUNDJA NUK RIKTHEHET TE PACIENTI I SHËRUAR!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz