back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeKomuna e Skenderajt pesëfishon buxhetin për bujqësi, fillon shpërndarjen e granteve për...

Komuna e Skenderajt pesëfishon buxhetin për bujqësi, fillon shpërndarjen e granteve për vitin 2020

Të ngjajshme

Shëngjin, gjendet vajza e humbur 9-vjeçare nga Kosova

Policia e Shtetit kanë gjetur një vajzë të mitur...

Interesimi i Real Madridit për Saliban, Arsenali nuk shqetësohet

Real Madrid synon të marrë të paktën edhe një...

Sunny Hill Festival vazhdon bashkëpunimin me Trafikun Urban

Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet më të mëdha...

Çka po paralajmëron deputetja Krasniqi?

Deputetja e NISMA-s Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi ka publikuar një...

Sot ka filluar shpërndarja e granteve për fermerët përfitues nga projekti i përbashkët mes Komunës së Skenderajt dhe Caritas-it Zviceran, me participimin edhe të fermerëve, me ç’rast kanë përfituar 12 fermer me njërën nga kulturat bujqësore: Dredhëza, mjedra, boronicë dhe bimë mjekuese aromatike bashkë me imputet përcjellëse.

Me rastin e shpërndarjes se granteve të para për këtë vit për bujqit, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka deklaruar se bujqësia mbetet prioritet i qeverisjes së tij sepse ajo është një nder shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

“Që nga fillimi i mandatit tim, prioritet të veçantë i kam dhënë zhvillimit të bujqësisë, përkrahjes së bujqve duke rritur buxhetin për bujqësinë nga 48 mijë sa ishte i planifikuar për vitin 2018 në 217 mijë e 730 euro sa është këtë vit, bashkë edhe me donatorët”, tha Kryetari Jashari.

Kryetari Jashari ka deklaruar po ashtu se shitja e produkteve bujqësore do të jetë e sigurtë, kjo pasi që këtë vit do të kemi edhe pikën grumbullues të produkteve bujqësore në qytetin tonë.

Tutje Jashari ka uruar bujqit për grantet e fituara duke kërkuar nga ta angazhim sa më të madh në zgjerimin e bizneseve të tyre dhe po ashtu iu premtoj që përkrahja për ta nuk do të mungojë asnjëherë.

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Skenderajt, Sokol Sallahu, deklaroi se ky është vetëm njëri prej 9 projekteve që komuna jonë do të implementoj gjatë këtij viti për bujqit e komunës sonë.

“Së shpejti do të hapen edhe thirrjet për aplikim për projektet tjera që do të realizohen këtë vit nga Komuna jonë e ku do të përfshihen të gjithë sektorët bujqësor”, potencoi drejtori Sallahu.

Ai tutje tha se të gjithë fermerët përfitues do të monitorohen nga drejtoria e bujqësisë dhe po ashtu do të përkrahen me trajnime të ndryshme në vazhdimësi.

Nga ana tjetër bujqit përfitues falënderuan Kryetarin Jashari dhe Komunën për mbështetjen dhënë në realizimin e projekteve të tyre bujqësore.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit