BallinaKulturëDetaj prekës që fshihet pas filmit “Mrekullia në qelinë nr.7”

Detaj prekës që fshihet pas filmit “Mrekullia në qelinë nr.7”

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Është filmi me i përfolur kohëve të fundit në vendin tonë.

“Mrekullia në qelinë nr.7” mund ta quajmë padyshim filmin e vitit sepse në një kohë shumë të shkurtër u kthye në filmin më të ndjekur në mbarë botën.

Historia e Memos dhe Ovës ka prekur çdokënd që e ka parë filmin e me siguri ata që nuk e kanë parë janë të paktë.

Së fundmi mediat e huaja i kanë kushtuar një shkrim një detaji që mund t’ju ketë shpëtuar gjatë filmit.

Me siguri e mbani mend pjesën kur Ova futet në qelinë ku qëndronte i ati. Mes shokëve të qelisë, Ova takon edhe burrin i cili vendosi të sakrifikonte veten për Memon. Ova shkoi pranë këtij të burgosuri dhe vuri re pemën që ai kishte vizatuar në mur.

I burgosuri kishte vrarë vajzën e tij e cila ishte nëna e Ovës. Në atë moment ai kuptoi se Ova ishte mbesa e tij. Kjo ishte edhe arsyeja pse ai vendosi të sakrifikonte veten për Memon.

Ai ndihmoi mbesën e tij dhe babain e saj i cili ishte i pafajshëm. Në këtë mënyrë ai i kërkoi falje Memos që i mori jetën mamasë së Ovës.

Filmi turk ka thyer rekorde shikueshmërie në mbarë botën dhe u kthye një ndër filmat më të shikuar në Netflix.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz