BallinaLajmeInfektologu Krasniqi rreth ofertës për ministër: S’ka asgjë zyrtare, privilegj e barrë...

Infektologu Krasniqi rreth ofertës për ministër: S’ka asgjë zyrtare, privilegj e barrë për këdo

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Infektologu Valbon Krasniqi nuk ka mohuar e as pohuar se do të jetë në ministër i Shëndetësisë në Qeverinë Hoti, që të shtunën mund të votohet.

I ftuar në Interaktiv të KTV-së, ai tha se zyrtarisht nuk ka një ofertë, porse ka “interesim serioz”.

“T’ju them të drejtën, Kosova ka mjaft njerëz të përgatitur për të udhëhequr me Ministrinë e Shëndetësisë, do të jetë privilegj dhe barrë e rëndë për këdo. Do të apeloja për një fakt, duhet të fillojmë të mendojnë si kolektiv, të bëjmë punë grupore, kushdo të jetë nuk duhet të mendojë se mundet i vetëm të menaxhojë një pandemi. Rol kanë të gjithë, institucionet, mjekësia primare, forcat e rendit, bizneset, individët po ashtu kanë rolin e vet. Një hallkë nëse nuk funksionon dështon gjithçka”, ka thënë Krasniqi.

I pyetur për ofertën për të zëvendësuar Arben Vitinë, ai është shmangur nga përgjigjja direkte.

“Ofertë zyrtare ende nuk kam, kam dëgjuar lajme të tilla se ka interesim serioz. Unë thash se kujdo që i ofrohet, duhet ta marrë me përgjegjësi të lartë, duhet të ketë prioritet pandeminë dhe ndërtimin e sistemit të shëndetësisë”, ka shtuar Krasniqi.

Infektologu Krasniqi po ashtu ka thënë se ka ende kohë për qytetarët kur duhet të nisin të relaksohen. Ai tha se janë rreth 6.000 raste që po monitorohen dhe kjo punë e mirë sipas tij në terren, duhet të shfrytëzohet për krijimin e sistemin të informimit të zbulimit të rasteve.

Ka folur edhe për dyshimet se koronavirusi mund të kthehet te personat që e kanë kaluar atë.

“Virusi është shumë vështirë të kthehet përsëri, pra një që e ka kaluar, flas për një periudhë të shkurtër është e vështirë, brenda sezonit jo se jo”, ka thënë ai.

Sipas tij, vendi duhet të përgatitet për valët e ardhshme të pandemisë, pasi edhe kur të kalojë kjo fazë, do të ketë raste sporadike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz