BallinaLajmeAgim Bahtiri jep detaje për të prekuren me koronavirus në Mitrovicë

Agim Bahtiri jep detaje për të prekuren me koronavirus në Mitrovicë

Të ngjajshme

Në mesin e shtatë rasteve të reja me koronavirus, del se një rast është nga Mitrovica e Jugut, shkruan DrenicaPress

Kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, ka thënë se infektuara është një 27 vjecare, punëtore në ETC.

Lexojeni të plotë njoftimin e Agim Bahtirt:

Qytetarë të dashur,

Edhe pas gjithë përpjekjeve që kemi bërë për marrjen e masave mbrojtëse nga koronavirusi COVID-19 dhe kujdesit të treguar për të cilin ju falënderoj përzemërsisht, sonte është konfirmuar rastin i parë pozitiv nga Mitrovica.

E infektuara është një 27 vjeçare me banim në lagjen Iliridë, e cila është punëtore e supermarketit ETC. Gjendja e saj është e mirë, ani pse po trajtohet sipas protokolleve mjekësore të parapara në ShSKUK.

Pas konsultimit me anëtarët e Shtabit Emergjent kemi marrë vendim për mbylljen e përkohëshme të ETC-së, ndërsa gjithë punëtorët e kësaj qendre tregtare dhe personat që kanë pasur kontakt me të infektuaren do të testohen IKShP-ja.

Edhe pse ky nuk është një lajm i mirë, ne nuk kemi nevojë për panik, sepse jemi komuna shembull për menaxhim të pandemisë së koronavirusit COVID-19.

Kërkesa ime për juve është e njëjtë sonte, pra t’i zbatoni me përpikëri udhëzimet e institucioneve qendrore të shëndetësisë për mbrojtje nga ky virus.

Me respekt,

AB

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz