BallinaLajmeMolliqaj: Shkëlzen Gashi për temën e UÇK’së doli nga VV’ja më 2006,...

Molliqaj: Shkëlzen Gashi për temën e UÇK’së doli nga VV’ja më 2006, Konjufca ka problem personal me të

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se shkarkimi i Shkëlzen Gashit nga Albin Kurti është akt qyqar.

Molliqaj, ish-sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se këshilltari i shkarkuar i Kurtit, Gashi, për këtë temë ishte larguar nga VV’ja më 2006.

“Qyqare krejt. Shkëlzen Gashi pati dalë nga VV më 2006 për këtë temë. Dhe ai ka dhënë dorëheqje nga VV. Albini e ka ditur qëndrimin e Gashit. Ose duhej t’i thoshte të mos e përmendte më këtë temë sa të jetë këshilltar i tij, ose të distancohej”, ka thënë Molliqaj në Pressing, në T7.

“Për shkak të presionit të partisë dhe të aktivistëve e shkarkoi Gashin”, ka deklaruar Molliqaj.

“Glauku (Konjufca) ka problem personal me Shkëlzenin, prandaj edhe i mëshoi. E tani Albini mbeti as andej, e as këndej, dhe e shkarkoi”, ka thënë Molliqaj, duke iu referuar deklaratës së ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës për tashmë ish-këshilltarin e Kurtit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz