BallinaLajmeDy pacientë me koronavirus në gjendje kritike

Dy pacientë me koronavirus në gjendje kritike

Të ngjajshme

Zbulohet lista e Polonisë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Polonisë ka publikuar listën zyrtare me 25...

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, vetura përfundon jashta rrugës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e...

Skriniar merr rrezik të madh për Kosovën, reagon trajneri sllovak

Trajneri i Sllovakisë, Francesco Calzona, ka ngritur shqetësime serioze...

Dy pacient të infektuar me koronavirus, të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive janë në gjendje kritike dhe aktualisht janë në mjekim intensiv.

Nga Klinika Infektive më herët u raportua vetëm për një pacient në gjendje të rëndë si pasojë e Covid-19. Mirëpo më pas, Dr. Nderim Hasani, mjek kujdestar i Klinikës Infektive, njoftoi përmes një komenti në Facebook, se në mjekim intensiv janë dy raste me Covid-19.

Ndërkohë, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 28.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 62 raste, 50 prej tyre me Covid -19.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e tyre në Facebook, 40 prej tyre janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive ndërsa dy në gjende të rëndë shëndetësore.

Tutje theksohet se sot, nga Infektivja lirohen 6 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid-19.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz