back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaBotëFotoja që po nxitë dyshime se Kim Jong Un ka vdekur

Fotoja që po nxitë dyshime se Kim Jong Un ka vdekur

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Gjendja shëndetësore e liderit koreano verior, Kim Jong Un, mbetet mister ndërkohë që po qarkullojnë lajme se ka ndërruar jetë.

Një foto e publikuar nga media italiane “La Stampa” shton edhe më shumë dyshimet, pasi shfaqet një person i vdekur, i cili ngjason shumë me Kim Jong Un, edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht që ai ka vdekur.

Në disa të njohura botërore po qarkullojnë lajme se diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mund të ketë vdekur.

Lajmi fillimisht është raportuar nga një rrjet televiziv nga Hong-Kongu por po citohet nga New York Post, Daily Mail dhe media të tjera.

Më parë një gazetë e njohur japoneze kishte shkruar se diktatori ndodhet në “gjendje vegjetative” pasi ai iu nënshtrua një operacioni në zemër në fillim të këtij muaji.

Zv/drejtori i një transmetuesi në Hong Kong, HKSTV Hong Kong Satellite Television, një media kjo e mbështetur nga Pekini, ka pretenduar se 36-vjeçari Kim Jong Un ka vdekur, duke cituar “një burim shumë të fortë”.

Së fundmi, Chung in-Moon, këshilltari për politikë të jashtme të presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in tha se “Kim Jong Un është gjallë dhe mirë”.

Ai tha ndër të tjera se lideri i Koresë së Veriut, ndodhet në zonën Wonsan që nga 13 prilli.

Për herë të fundit, Kim Jong Un është parë në publik më 11 prill./noa.al/

Të Fundit

Sport

ShowBiz