BallinaLajmeKishin kontakt me pacienten nga Skenderaj, një ekip mjekësor i Spitalit të...

Kishin kontakt me pacienten nga Skenderaj, një ekip mjekësor i Spitalit të Mitrovicës është në vet-izolim

Të ngjajshme

Kosova me arritje historike, rënditet e 78-ta në ranglistën botërore të FIFA-s

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se...

NASA në hapësirë, dalin pamjet e para të Tokës

Astronauti i NASA-s dhe komandanti i Artemis II, Reid Wiseman, bëri...

Alisson mohon zërat se do të mungoj në Kupën e Botës

Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, gjatë ditës së sotme...

‘Ju akoma s’e dini’, çka po paralajmëron Stresi?

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur gjerësisht...

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se një ekip mjekësor i Spitalit të Mitrovicës gjendet në vet-izolim në shtëpitë e tyre, pasi që i ka ofruar shërbimeve mjekësore një pacienti nga Skenderaj, i cili pas testimit për COVID-19 ka dalë pozitiv.

“Po ashtu edhe një pacient i dyshuar me COVID-19 nga qyteti i Klinës, është operuar në Spitalin e Mitrovicës dhe derisa të kthehen rezultatet e testimit të tij, nuk kemi siguri që ekipi tjetër mjekësor është i sigurt.

Pra, për shkak të kësaj situate i lus qytetarët e Mitrovicës që t’i shmangin në maksimum vizitat në Spitalin e Mitrovicës deri të mërkurën mbrëma, përveç kur kanë raste urgjente. Gjithashtu i lus qytetarët e qyteteve tjera, që për aq sa kanë mundësi t’i shmangin shërbimet në Spitalin e Mitrovicës dhe të drejtohen direkt për në ShSKUK, pasi që spitali ynë po përballet me vështirësi në ofrimin e shërimeve pas rasteve të fundit”, shkruan Bahtiri.

Ai gjithashtu njofton se nesër në ora 11:00 ka ftuar mbledhje urgjente të Shtabit Emergjent i Komunës së Mitrovicës, ku do të marr pjesë edhe Drejtori i Spitalit Mitrovicës, nga e cila do të dalim me qendrim të përbashkët për situatën e krijuar, ku do të bëhen të ditur hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmerren për menaxhimin e situatës.

“Po shpresojmë shumë që Mitrovica do ta kaloj këtë pandemi pa asnjë të infektuar me COVID-19”, përfundon Bahtiri./Indeksonline

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz