Në Graçanicë dje është arrestuar një shtetas i Serbisë, pasi ka kaluar kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.
Policia e Kosovës gjithashtu ka konfirmuar se po i njëjti ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, dyshohet se para disa dite kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë. I njëjti i është nënshtruar testit për Covin-19 dhe më pas është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /Reporteri.net/.