Në orët e mbrëmjes të së shtunës ka vdekur edhe një person i infektuar me koronavirus.
Në njoftimin e Klinikës Infektive bëhet e ditur se viktima është nga Komuna e Shtimës.
Sipas njoftimi bëhetë fjalë për një 73 vjecare e cila ka qenë e diagnostifikuar edhe me sëmundje të tjera.
Ndërsa, në Klinikën Infektive është spitalizuar më 20 prill.
Njoftimi i plotë:
Njoftim nga Klinika Infektive-QKUK
04. 2020
Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sonte në mbrëmje (25. 04. 2020) në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja F.G. (1947), nga komuna e Shtimes.
Pacientja është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 20.04.2020, dhe krahas infeksionit COVID-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike.
Kjo është vdekja e 15 në QKUK nga Covid-19 dhe e njëzeta (20) në nivel vendi nga kjo sëmundje.