7100 teste vec dje e sot janë dërguar në IKSHPK Ministria e Shendetësisë duket se nuk po ma probleme me teste për coronavirus.
Ndonëse i mori 1000 si donacion nga Serbia, nuk dihet ende zyrtarisht se a janë perdorur ata apo jo. Një gjest i tillë kritikohet ende nga shoqeria civile dhe opozita.
Nderkohë, MSH ka bërë me dije për Reporterin se sa teste janë aktualisht në Institutin Kombetar të Shendetit Publik. Zëdhënësi i Ministrise së Shendetësisë, Faik Hoti ka treguar për Reporterin, numrin e testeve.
“Operatori i ka sjell dje e sot 4100, plus 3000 janë marr sot nga UNDP donacion. 7100 veç dje e sot janë derguar në IKSHPK. Ka edhe tjera në stok të IKSHPK”, tha ai.
Deri dje në Kosovë janë kryer 5890 teste për coronavirus. 703 kanë dalë pozitiv, 162 persona tashmë janë sheruar e 19 të vdekur.
Opozita dhe shume ekspertë të jashtëm kanë këshilluar institucionet që të bëjnë sa më shumë teste, në mënyrë që të identifikohen rastet.