Ministri i Jashtëm i qeverisë në detyrë të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj deklaratave të Shkëlzen Gashit – këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
Konjufca thotë se nuk pajtohet me deklaratat e Shkëlzen Gashit, ndërsa shkarkimi i tij ëshët cështje e Kurtit.
“Nuk pajtohem me deklaratat e Shkëlzenit. Pretendoj se e njoh më shumë Raportin e Dick Martyt. Shkarkimi i tij është cështje e Kurtit”, ka thënë Konjufca në Dukagjini
Haradinaj e pranon se i tha dje dikujt në Kuvend “qenef mashkull”, kjo është deklarata e tij sot!
Gashi akuzoi publikisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se UÇK-ja ka kryer krime lufte ndaj civilëve serbë.
“Një këshilltar me qëndrime të tilla nuk do të kishte vend në kabinetin tim”, thotë Konjufca.