BallinaRegjionaleDrenasKryetari Lladrovci: Gruaja e supozuar me COVID-19 konfirmohet negativ në testin e...

Kryetari Lladrovci: Gruaja e supozuar me COVID-19 konfirmohet negativ në testin e fundit

Të ngjajshme

Për një javë, Policia në Pejë sekuestron 20 motoçikleta e shqipton mbi 50 gjoba trafiku

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, gjatë implementimit të...

Gati për verë? Nisja fitnesit këtë pranverë!

Ofertat më të mira që kemi pasë ndonjëherë janë...

ZRRE: Tarifat e energjisë mbeten të pandryshuara deri në vendimin përfundimtar

Janë bërë dy muaj që kur tre operatorët kryesorë...

Kurti premton edhe 1 milion euro nëse djemtë e Kosovës fitojnë kundër Turqisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se gruaja e supozuar me virusin COVID-19 nga fshati Zabel i Ulët ka dalë negativ.

Lladrovci ka theksuar se Drenasi nuk ka të infektuar, si rrjedhojë as Zabeli Ulët nuk është vatër infeksioni, sepse gruaja është konfirmuar negativ.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar qytetarët për diciplinën e treguar deri tani, duke i ftuar që edhe me tutje të respektojnë rekomandimet e IKShP-së.

Postimi i plotë i tij në ‘Facebook’:

Konfirmohet si negative gruaja e supozuar se ishte e infektuar me virusin covid-19, nga Zabeli i Ulët. Pra, asnjë qytetar në Zabelin e Ulët, as ka qenë i infektuar, as burim infeksioni, ashtu sikur ishin negativ të gjithë 14 anëtarët e kësaj familjeje.

Falënderoj qytetarët e Zabelit të Ulët për disiplinën ashtu si edhe të gjithë qytetarët e komunës tonë për respektimin e vendimeve për luftimin e përhapjes së virusit covid-19.

Kujdes po, panik jo”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz