BallinaLajmeDebati në Këshill të Sigurimit, SHBA kërkon të hiqet reciprociteti dhe të...

Debati në Këshill të Sigurimit, SHBA kërkon të hiqet reciprociteti dhe të fillojë dialogu me Serbinë

Të ngjajshme

Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë...

320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen...

Përfaqësuesja e SHBA në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kelly Craft ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog.

Craft pasi ka përshëndetur masat e marra nga Kosova dhe Serbia në luftimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, ka kërkuar kthimin në dialog.

“Edhe pse tarifat janë pezulluar, Kosova duhet të heq të gjitha masat reciproke menjëherë dhe në mënyrë të pakushtëzuar”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Përfaqësuesja e SHBA në Këshillin e Sigurimit ka thënë se vendi i saj inkurajon zhvillimin e bizneseve në Kosovë e Serbi.

“Duhet të rifillojë një dialog që është i ndershëm dhe i sinqertë”.

Craft tha se establishmenti politik në Kosovë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ajo gjithashtu ka thënë se mirëpresin emërimin e Miroslav Lajçakut në rolin e tij të ri në dialog dhe shpresojnë në një koordinim mes SHBA-së e BE-së në këtë proces.

Përfaqësuesja e SHBA në Këshillin e Sigurimit po ashtu ka bërë thirrje që të përmbyllet mandati i UNMIK-ut në Kosovë pasi sipas saj ai e ka mbaruar misionin.

“Resurset e Kombeve të Bashkuara duhet të ridrejtohen diku tjetër ku ka nevojë pasi UNIMIK-u e ka përmbyllur misionin në Kosovë”, tha ndër të tjera Kelly Craft. /telegrafi.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz